Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Vanuatus, Roy Mickey Joy

Prishtinë, 10 shtator 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Vanuatus në Bruksel, përfaqësues permanent i këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Roy Mickey Joy.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa, e informoi ambasadorin Joy për progresin në Kosovë duke  theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen që shteti  i Vanuatus ka dhënë për Kosovën që nga njohja e deri më tash, duke e falënderuar në veçanti për përkrahjen që ky shtet po e jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori i Vanuatus, Roy Mickey Joy, pasi vlerësoi progresin në Kosovë, shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ambasadori Joy po ashtu shprehu përkushtimin e shtetit të tij për bashkëpunim me Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors