Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Norvegjisë, Jan Braathu


Image

Prishtinë, 02 shkurt 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti të hënën në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë, për bashkëpunimin ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu po ashtu kanë biseduar për vazhdimin e përkrahjes së shtetit norvegjez për proceset në Kosovë.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors