Kryeministri Isa Mustafa priti Ambasadorin e ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, Stephen J. Rapp


Image


Image

Prishtinë, 20 prill 2015 
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Ambasadorin e ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, kryesues i Zyrës për Drejtësi Globale Penale në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Stephen J. Rapp.
 
Kryeministri Mustafa dhe Ambasadori Rapp biseduan për përparimin që është bërë në procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që përfshinë ndryshime kushtetuese dhe ligjore të nevojshme.
 
Kryeministri Isa Mustafa e informoi për hapat që janë ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë drejtim.
 
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe besimin në pjekurinë e institucioneve të Kosovës për të marrë vendime të rëndësishme. 
 
Ambasadori i ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, Stephen J. Rapp, vlerësoi punën e deritashme që kanë bërë institucionet e Kosovës si dhe inkurajoi për hapat e rëndësishëm dhe të nevojshëm që duhet të ndërmerren, në vijim.
 
Ambasadori Rapp gjithashtu shprehu interesimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar, në këtë proces.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors