Kryeministri Isa Mustafa po merr pjesë në punimet e Samitit Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm


Image

Nju Jork, 29 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në punimet e Samitit Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
 
Në Samit, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa janë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.
 
Samitit, ku po marrin pjesë liderë nga mbarë bota, tashmë i është drejtuar presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors