Kryeministri Isa Mustafa përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin


Image

Prishtinë, 22 shtator 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, përmes një mesazhi, ka përkujtuar jetën dhe veprën e dy heronjve të Kosovës.

Në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet: 

Si sot 17 vjet më parë, në një nga betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një rezistence epike, ranë për të mos vdekur kurrë heronjtë e Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Me angazhimin kombëtar dhe rezistencën shumëvjeçare, të kurorëzuar me luftën heroike, Fehmi dhe Xhevë Laldrovci, janë shembull i sakrificës dhe i përkushtimit në luftën për liri.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, me veprën e tyre në shërbim të Kosovës dhe me rënien heroike në mbrojtje të atdheut, së bashku me shumë dëshmorë të tjerë, do të jenë burim i përhershëm frymëzimi dhe krenarie për qytetarët e Kosovës.

Kjo datë e rëndësishme historike, na përkujton vlerat dhe sakrificën mbi të cilën u krijua liria dhe pavarësia e shtetit tonë, dhe na shërben për të konfirmuar përkushtimin tonë të përbashkët në realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës për ndërtimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe të perspektivës për të gjithë qytetarët.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors