Kryeministri Isa Mustafa ngushëlloi Qeverinë e Turqisë pas sulmit me pasoja në njerëz që ndodhi sot në Republikën e Turqisë


Image

Prishtinë, 20 korrik 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar homologut turk, Ahmet Davutoglu, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta si dhe ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi sot në territorin e Turqisë, afër kufirit me Sirinë, në të cilin humbën jetën dhjetëra njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.
 
Kryeministri Isa Mustafa në telegram shpreh pikëllimin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë akt të rëndë, duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e plotë të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Turqisë, me popullin dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi.
 
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu shpreh përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të radikalizmit të dhunshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors