Prishtinë, 25 mars 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i dërgoi një telegram ngushëllimi kancelares gjermane, Angela Merkel, pas tragjedisë ajrore të Germanwings, ku humbën jetën qytetarë të Gjermanisë dhe të shteteve të tjera.
Në telegram, kryeministri Mustafa i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta kancelares Merkel, familjarëve të viktimave dhe të gjithë popullit të Gjermanisë e më gjerë.
“Në këto kohëra të vështira, Qeveria dhe populli i Kosovës qëndrojnë bashkë me ju”, shkruan kryeministri Mustafa, në telegram.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjithashtu ka ngushëlluar edhe liderët e shteteve të tjera, qytetarët e të cilave kanë humbur jetën në këtë tragjedi.
