Prishtinë, 16 shkurt 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, morën pjesë në ekspozitën #Instakosova, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të kremtimeve të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Gjatë këtij evenimenti, është bërë edhe ndarja e çmimeve kryesore të edicionit të dytë të garës kombëtare për fotografitë më të mira, ku janë vlerësuar rreth 25 mijë fotografi.
Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, kanë bërë ndarjen e çmimeve si dhe kanë biseduar me të rinjtë dhe mysafirët e tjerë në këtë ngjarje kulturore.
