Kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në Akademinë Përkujtimore Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj – Dita e Veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”


Image


Image

Prishtinë, 19 prill 2015 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj – Dita e Veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”.

Gjatë Akademisë u fol për figurën shumëdimensionale të Heroit Sali Çekaj dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës në dekada të tëra, deri në rënien heroike.

Ky ishte aktiviteti i fundit në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, i organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, për shënimin e 16 vjetorit të Betejës së Koshares.

Manifestimi gjithë popullor ka nisur më 9 prill me shënimin e Ditës së Heqjes me Luftë të Kufirit Kosovë-Shqipëri në Koshare. Më 11 prill në Prishtinë është mbajtur Akademia Përkujtimore Dita e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” – Dita e Rënies së Heroit Agim Ramadani.

Në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2015”, kanë marrë pjesë qindra qytetarë të Kosovës, bashkëluftëtarë dhe familjarë të heronjve si dhe personalitete politike e akademike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors