Prishtinë, 27 maj 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë të enjten në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë.
Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.