Prishtinë, 14 korrik 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit francez Manuel Valls, duke i uruar Ditën Kombëtare të Francës.
Duke i shprehur përgëzimet më të sinqerta, kryeministri Isa Mustafa, në telegram thekson se kjo është një ditë e rëndësishme për Republikën e Francës, dhe se kjo është një ditë që simbolizon një vend në të cilin kanë lindur të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Jam i bindur se partneriteti ndërmjet dy vendeve tona dhe bashkëpunimi do të zgjerohen edhe më tutje. Vizioni ynë për paqe dhe dialog, për sundim të ligjit dhe demokraci, si dhe zhvillim, do të na udhëheqin ne në përpjekjet tona”, shprehet kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për marrëdhëniet bilaterale Franko-Kosovare, si dhe duke theksuar se këto raporte do të jenë gjithmonë prioritet strategjik për Kosovën.
