Kryeministri Isa Mustafa bëri homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova


Image


Image


Image

Prishtinë, 17 shkurt 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kabinetin qeveritar, bënë homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, në kuadër të kremtimeve për shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
 
Gjeni të plotë fjalën e kryeministrit Isa Mustafa, pas homazheve:
 
Në këtë ditë të madhe, në këtë shtatë vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, me Presidenten, me kabinetin qeveritar i bëmë nderime Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, njeriut i cili i vuri themelet e pavarësisë të kësaj Republike, i cili me përkushtim shumë të madh punoi gjatë tërë jetës së tij që Kosova të bëhet shtet i pavarur, që populli i Kosovës të gëzojë lirinë dhe punoi për këtë vend.

Ne e vlerësojmë shumë veprën e tij, e vlerësojmë kontributin e tij dhe kjo na bën që të punojmë edhe më tutje në mënyrë që të krijojmë kushte për qytetarët tanë, të krijojmë kushte që ky shtet të funksionojë mirë, që të ndërtojmë një shtet të fortë, një shtet demokratik dhe një shtet me të cilin do të mburremi të gjithë, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors