Prishtinë, 06 janar 2015
Në telegramin e urimit thuhet:
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,
qytetar të besimit Ortodoks,
Në ditën e Krishtlindjes Ortodokse, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta me shpresën se kjo festë do të sjellë harmoni, mirëqenie dhe solidaritet. Le të shërbejë dita e Krishtlindjes Ortodokse si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.
Qytetar të besimit Ortodoks, po e theksoj edhe në këtë ditë se jemi të përkushtuar që jeta për të gjithë qytetarët e Kosovës të jetë më e mirë dhe më e lehtë. Bashkërisht duhet të punojmë që Kosova të jetë vend i bashkëjetesës së drejtë.
Shfrytëzoj rastin që Krishtlindjet Ortodokse t’ua uroj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike në Kosovë.
Isa Mustafa
Kryeministër i Republikës së Kosovës
