Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim përfaqësuesit e BSPK-së


Image


Prishtinë, 30 dhjetor 2014

Kryeministri Isa Mustafa në këtë takim i njoftoi përfaqësuesit e sindikatave mbi buxhetin për vitin 2015 dhe shkurtimet që janë bërë në shpenzime të shumë agjencive buxhetore si dhe shpenzimeve të tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të krijimit të hapësirës për mbulimin e obligimeve që dalin nga Kontrata Kolektive.

Kryeministri theksoi se përkundër dëshirës për të akomoduar kërkesat e sindikatave, mundësitë aktuale buxhetore janë të limituara. Gjithashtu, kryeministri edhe një herë theksoi se duhet trajtim i drejtë sektorial i të gjithë punonjësve në Kosovë pasi që aktualisht ka humbur konkurrenca për vende pune në mes të sektorit publik dhe privat.  Kryeministri tha se ecuria e pagave do të trajtohet në kontekst të rritjes së buxhetit në të ardhmen.

 Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa i njoftoi përfaqësuesit sindikal mbi aktivitetet që janë duke u ndërmarr për nivelizimin e pagave në të gjitha institucionet publike të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors