Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pranoi telegram urimi nga zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi


Image

Prishtinë, 26 dhjetor 2014

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi telegram urimi nga zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, me rastin e zgjedhjes në pozitën e  Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në telegramin e urimit të zëvendëskryeministrit Besimi thuhet:

I nderuari Zoti Mustafa,

Më lejoni të shpreh urimet e mia më të sinqerta për funksionin Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës, duke ju dëshiruar suksese në punë, mirëqenien dhe prosperitet në vendin tuaj. Unë jam i bindur se Ju dhe ministrat Tuaj do të vazhdojnë realizimin e suksesshëm të reformave e që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në të gjitha fushat shoqërore me interes për qytetarët e Kosovës.

Tashmë kemi një traditë bashkëpunimi që vazhdon të thellohet, si dhe ndajmë vizionin e përbashkët i cili është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Unë sinqerisht besoj se bashkëpunimi mes vendeve tona do të vazhdojë në drejtim pozitiv gjatë mandatit Tuaj përmes vazhdimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në emrin tim dhe në emër të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Juve dhe Qeverisë Tuaj, ju uroj shumë suksese në zbatimin e të gjitha aktiviteteve dhe projekteve.

Në pritje të një takimi në një të ardhme të afërt, Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt,
Fatmir Besimi

Zëvendëskryeministër i Qeverisë për Çështje Evropiane 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors