Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga shefi i Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter


Image

Prishtinë, 14 janar 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegramurimi nga shefi i Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës,Didier Burkhalter

Në telegramin e urimit thuhet:

I nderuari Kryeministër,

Do të doja t’ju përcjellë përgëzimet e mia më të përzemërta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të shpreh urimet e mia më të mira, për suksesin tuaj në këtë zyrë të shquar.

Diaspora e madhe e Kosovës në Zvicër i lidh ngushtë dy vendet tona. Zvicra dhe Kosova gjithashtu ndajnë interesa të përbashkëta në lidhje me stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, për të cilin Zvicra është e angazhuar që prej shumë vitesh. Me rastin e pranimit të pozitës suaj të re, dëshiroj të theksoj se Zvicra është e gatshme për të ndjekur bashkëpunimin reciprok në dobi të vendeve tona.

Sinqerisht,
Didier Burkhalter

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors