Prishtinë, 14 janar 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar telegram urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Në telegramin e urimit thuhet:
I nderuari Kryeministër,
Ju përgëzoj në emërimin tuaj në pozitën e Kryeministrit të Kosovës. Jam krenar me lidhjet e fuqishme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës dhe mirëpres bashkëpunimin me juve.
Keni marrë detyrën në një kohë kyçe për zhvillimin e Kosovës dhe ju me koalicionin e juaj qeverisës keni mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në shtyrjen përpara të reformave të nevojshme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritur mundësitë për popullin e juaj.
Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë shtylla kryesore të këtij zhvillimi, andaj ju inkurajoj që të përqendroheni në çështjet e sundimit të ligjit, përfshi luftën kundër korrupsionit, dhe mbështetjes për institucionet publike.
Siç e dini, Mbretëria e Bashkuar është mbështetës i kamotshëm i pavarësisë, integritetit territorial dhe aspiratave euroatlantike të Kosovës. Përparimi dhe stabiliteti në Ballkan mbesin të jenë të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar. Natyrisht, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të mbetet prioritet dhe njëkohësisht ju ftoj që të siguroheni që Kosova të vazhdoj të evoluoj si shtet në të cilin plotësisht respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve.
David Cameron
Kryeministër
