Prishtinë, 23.09.2013
Sot në Nju Jork, kryeministri Thaçi vazhdoi agjendën e takimeve me burrështetas të shteteve të ndryshme. Në këtë aspekt, kryeministri Thaçi u takua me kryeministrin e Libise z. Ali Zeidan, në selinë e Kombeve te Bashkuara. Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve te Jashtme te Republikës se Kosovës z. Enver Hoxhaj, si dhe Ministri i Jashtëm i Libisë z. Mohamed Abdulaziz.
Kryeministri Thaçi e njoftoi Kryeministrin Zeidan në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, dhe shoqërore në Kosovë. Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova ka qenë njëra ndër shtetet e para në rajon mbështetës të pranverës Arabe. Qeveria e Kosovës mbështet përpjekjet e Libisë për tejkalimin sa më të shpejtë të tranzicionit neper të cilin po kalon.
Kryeministri Thaçi, informoi kryeministrin e Libise z. Zeidan se Kosova tanimë është e njohur nga shumica e vendeve anetare te OKB-se, dhe pozita e Kosovës ndërkombëtarisht çdo ditë e më tepër po fuqizohet. Kosova gjithashtu është duke vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes te Republikës së Kosovës dhe Republikës se Serbisë, me ç’rast është arritur marrëveshja ne prill te vitit 2013.
Kryeministri Thaçi ne takim e ripërsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës nga shteti i Libisë. Gjate dites Kryeministri do te vazhdoje me takime te tjera me liderë te vendeve te ndryshme.