Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi punimet në përmbylljen e renovimit të stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 3 shkurt 2014

Pas vizitës, dhe pasi që u njoh me fazën dhe ecurinë e zhvillimit të punimeve për ndërtimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”, kryeministri Hashim Thaçi deklaroi para mediave:

“Për mua sot ishte një kënaqësi e veçantë që të vizitoja stadiumin e Trepçës, këtu në Mitrovicë, që është një nga stadiumet më të mira në Republikën e Kosovës, ka qenë edhe tradicionalisht.

Qeveria e Kosovës tani është duke investuar në renovimin e plotë të këtij stadiumi, për t’u përgatitur për ndeshjet miqësore që do t’i ketë reprezentacioni i futbollit të Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt.

Tani është duke u përfunduar së punuari me tribunat e reja, moderne, të standardeve të FIFA-s, UEFA-s, të kritereve dhe standardeve të përcaktuara. Gjithashtu do të investohet edhe në shtegun e Atletikës, dhe në rregullimin e fushës, në mënyrë që të kemi me të vërtetë një standard evropian, por edhe në ndriçim.

Besoj se gjithçka do të shkoj sipas planit dhe pranvera e këtij viti do ta gjej stadiumin këtu në Mitrovicë të rregulluar, sipas standardeve më të mira të mundshme, dhe Qeveria e Kosovës nuk do të kursej që të rregullojmë dhe të kemi përgatitjet e duhura, të kemi stadium modern por edhe ekip të futbollit i cili do të na nderon me përfaqësimin në garat ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.
 
Faleminderit shumë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors