Prishtinë, 23 korrik 2010
Sot, para nisjes për t’u kthyer në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi ekipin ligjor të Departamentit të Shtetit dhe i falënderoi ata në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe punën kolosale në prezantimin e rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi theksoi: “Dje fitoi drejtësia. Dua t’ju falenderoj në emër të qeverisë dhe popullit tim për një prezantim dinjitoz dhe bindës të argumenteve për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës”.
Nga ana e tij, përfaqësuesi ligjor i Departamentit të Shtetit, z. Harold Hongju Koh shprehu kënaqësinë për përmbylljen me sukses të procesit në GJND në favor të drejtësisë dhe argumenteve të ofruara.
