Prishtinë, 6 mars 2014
Në tekstin e mesazhit thuhet:
Të nderuar, mësues, arsimtarë, profesorë dhe pedegogë,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh urimet më të mira me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsit.
Dita e Mësuesit është ndër datat historike dhe simbolike që lidhen me fillimin e shkollës shqipe, si një nga institucionet më të fuqishme të identitetit tonë edukativ dhe kulturor.
Shkolla shqipe ka bartur, pasqyruar dhe formësuar historinë e kombit tonë.
Shkolla shqipe në Kosovë është një ndër kapitujt më të ndritur të rezistencës kombëtare, emancipimit edukativ dhe arsimor.
Tërë ky kontribut nuk mund të kuptohet pa rolin, vullnetin, përkushtimin dhe vendosmërinë e brezave të tërë të mësuesve, arsimtarëve, pedagogëve dhe gjithë punonjësve të arsimit që u identifikuan me fatin e popullit të tyre.
Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon ta ketë prioritet ngritjen, profesionalizimin, reformimin e sistemit të edukimit, duke mbështetur dhe përkrahur materialisht gjithë personelin edukativ dhe arsimor të Republikës së Kosovës.
Urime Dita e Mësuesit!
Hashim Thaçi,
Kryemnistër i Republikës së Kosovës
