Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015


Image

Prishtinë, 31 gusht 2014
 
Të nderuar mësimdhënës të Republikës së Kosovës,
Të dashur nxënës,
 
Nesër, kudo në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ju do të ballafaqoheni me punë, disiplinë dhe përkushtim për rezultate sa më të mira.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës është përpjekur vazhdimisht që të përmirësojë kushtet materiale dhe financiare për t’u zhvilluar sa më normalisht procesi mësimor.
 
Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë në moralin dhe misionin  e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri për të qenë konkurrentë në tregun e dijes dhe përgatitjes profesionale.
 
Urime fillimi vitit të ri shkollor!
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors