Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e fillimit të punës së Kabinetit të ri qeveritar

Prishtinë, 16 shtator 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e fillimit të punës së Kabinetit të ri qeveritar.

Në telegramin e urimit thuhet:

I nderuari z. Rama,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta me rastin e fillimit të punës së Kabinetit të ri qeveritar të Shqipërisë.

Duke pasur në konsideratë vizionin dhe qëllimin tuaj të proklamuar për Shqipërinë Evropiane, dua të shpreh bindjen se Qeveria e Shqipërisë nën udhëheqjen tuaj do ta realizojë në plotëni këtë vizion jetik për të gjithë shqiptarët.

Edhe me këtë rast, dua të shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim që bashkëpunimi mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të thellohet dhe të konsolidohet edhe më tej, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, të edukimit, të kulturës dhe në të gjitha sferat e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Agjenda e përbashkët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është agjenda evropiane e integrimit, prandaj jam thellësisht i bindur se bashkëpunimi mes dy qeverive tona do të ndihmojë në europianizimin e plotë jo vetëm të vendeve tona, por edhe të rajonit në tërësi.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors