Prishtinë, 23 shtator 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një drekë pune sot në Nju Jork takoi Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë kësaj dreke pune u diskutua për shumë çështje të interesit të përbashkët për të dy vendet, sidomos për agjendën e integrimit ne Bashkimin Evropian.
Gjithashtu gjatë takimit u bisedua edhe për projekte të përbashkëta, me interes reciprok për të dy shtetet.