Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 06 shtator 2013

Kryeministri i Repubikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç, me të cilin bisedoi për aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Thaçi gjatë takimit të sotëm e njoftoi presidentin Josipoviç për progresin që ka shënuar shteti Kosovës dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në përmbushjen e kritereve për fillimin e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimiit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përcaktuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal, si një ndër parakushtet kryesore për integrim në BE dhe në NATO. Në këtë kuadër, shteti i Kosovës, ka arritur të  ndërtojë raporte shumë të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit. Ndërsa, pas arritjes së Marrëveshjes ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, është shënuar përparim edhe në raportet mes dy shteteve, theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi e përgëzoi presidentin kroat për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se Kroacia është shembull i mirë, që duhet ndjekur nga Republika e Kosovës për arritjen e objektivave në rrugën e integrimeve evropiane.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit, Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Josipoviç vlerësuan lartë raportet mes Kosovës dhe Kroacisë dhe theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshtetëror në fushat e interesit të përbashkët.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovic falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe theksoi se Republika e Kroacisë do të vazhdojë ta ndihmojë shtetin e Kosovës në procesin e konsolidimit të mëtejmë, posaçërisht në rrugën e integrimeve evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors