Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përshëndet vendimin për shpalljen të pafajshëm të Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij


Image

Prishtinë, 17 shtator 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përshëndet vendimin për shpalljen të pafajshëm të komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Kryeministri Thaçi thekson se me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në  drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – thuhet në deklaratën e Kryeministrit Hashim Thaçi. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors