Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hajdaraj, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Adem Hajdaraj


Image

Prishtinë, 27 maj 2014
 
Në telegram thuhet:

E nderuara familje Hajdaraj,

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit, intelektualit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, prof.dr.Adem Hajdaraj. Ai ishte një pinjoll i denjë i një familje patriotike.

Ikja nga kjo jetë e intelektualit dhe veprimtarit të devotshëm Hajdaraj, nuk është një humbje vetëm për familjen dhe për miqtë, por edhe për shtetin e Kosovës, për studentët dhe arsimdashësit e vendit tonë.

Puna dhe angazhimi i tij, do të mbesin në vijim, shembull për të gjithë ne. Kujtimi për prof.dr.Adem Hajdrajn do të na jap vullnet në angazhimet për ndërtimin e vendit tonë dhe për avancimin e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj të Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdaraj, miqve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që bashkëvepruan me prof.dr.Adem Hajdarajn.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors