Prishtinë, 08 tetor 2014
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Balaj,
Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të avokatit, Fazli Balaj.
Kontributi i avokatit Balaj në kuadër të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve gjatë viteve të 90-ta, posaçërisht në mbrojtjen e të përndjekurve, aktivistëve të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, do të mbetet i shënuar në analet e historisë më të re të shtetit të Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
