Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Estonisë


Image

Prishtinë, 15 mars 2010

Në kryeqytetin Talin, kryeministrit Hashim Thaçi i është rezervuar pritje nga nivelet me të larta shtetërore të Republikës së Estonisë.

Nesër, kryeministri Thaçi do të fillojë agjendën e vizitës me takimin me homologun e tij, kryeministrin e Estonisë, Andrus Ansip, ndërsa do të pritet edhe nga Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves dhe nga kryetarja e Parlamentit, Ene Ergma.

Gjatë vizitës zyrtare në Estoni, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Odës Estoneze të Tregtisë dhe Industrisë, Siim Raie.

Kryeministrin Hashim Thaçi në vizitën e tij zyrtare në Republikën e Estonisë, e shoqërojnë ministrat Arsim Bajrami, Lutfi Zharku dhe Idriz Vehapi.

Vizita e kryeministrit Thaçi në Estoni është e ndërlidhur me thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fushën e Administratës Publike, të Tregtisë dhe Industrisë dhe të Buqësisë. Me këtë rast, nga ministrat përkatës të Kosovës dhe Estonisë, do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në këto fusha.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors