Prishtinë, 24.10.2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, dhe deputetin e kësaj partie Agim Kuleta.
Në takim u bisedua për takimin e kryeministrit Hashim Thaçi me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciq.
Kryeministri Thaçi e njoftoi kryetarin e LB-së, Klinaku lidhur me takimin e mbajtur në Bruksel.
Ishte konstatim i përbashkët që të vazhdohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të krijimit të raporteve ndërshtetërore, të stabilitetit rajonal dhe perspektivës Evropiane.
