Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Ambasadorët e shteteve të Kuintit


Image

Prishtinë, 22 tetor 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Ambasadorët e shteteve të Kuintit, me qëllim të informimit lidhur me vizitën në Bruksel. Është diskutuar takimi i Kryeministrit Thaçi me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri Thaçi falënderoi shtetet e Kuintit për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe ka siguruar ambasadorët që procesi i normalizimit  të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë për të mirën e të dyja shteteve dhe rajonit në tërësi.

Poashtu, Kryeministri Thaçi ka ritheksuar se në këtë proces do të sigurojë transparencë maksimale lidhur me procesin e dialogimit dhe se kornizë e platformës së procesit të bisedimeve mbetet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ambasadorët e shteteve të Kuintit kanë shprehur mbështetje të plotë për dialogun dhe kanë përkrahur Kryeministrin Thaçi që të vazhdojë dialogun, pasi që kjo është ë vetmja rrugë për të ecur përpara. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors