Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Pascal Gregoire


Image

Prishtinë, 22 nëntor 2011

Në takimin mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadorit të Belgjikës në Kosovë, Pascal Gregoire u bisedua për varg çështjesh aktuale, përfshirë këtu procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Duke e falënderuar ambasadorin për kontributin e madh që Belgjika e ka dhënë për proceset zhvillimore në Kosovë, Kryeministri Thaçi potencoi si të domosdoshëm forcimin bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Agjendë kryesore e Qeverisë së Republikës së Kosovës është agjenda e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë drejtim, i gjithë përkushtimi ynë institucional është i fokusuar në përmbushjen e plotë të standardeve dhe kritereve të integrimit – u shpreh z.Thaçi dhe shtoi se roli mbështetës i Belgjikës në kuadër të procesit të integrimit evropian të Kosovës është i një rëndësie të veçantë.

Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Pascal Gregoire përgëzoi Kryeministrin Hashim Thaçi për qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori belg, Gregoire vlerësoi si hap të rëndësishëm nisjen sa më të shpejt të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors