Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Fabrikës së Qumshtit “Abi” në Prizren


Image


Image


Image

Prishtinë, 15 maj 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Fabrikës së Qumshtit “Abi” në Prizren.

Në vazhdim, po e prezantojmë të plotë fjalën e kryeministrit në këtë ceremoni.

“I nderuari z. Irfan Fusha,
Familje Fusha,
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar përfaqësues të Bashkësive fetare,
Autoritete komunale,
I nderuari gjeneral,
Të nderuar të gjithë ju fermerë, fermerë të Prizrenit, të rrethinës,
Të nderuar përfaqësues të Komisionit Evropian, të USAID-it,
Kryetar Muja,
Të gjithë të pranishëm,

Sot, për Prizrenin, për familjen Fusha, edhe më tepër se për Prizrenin, për Kosovën, është një ditë e veçantë. Është një ditë e veçantë sepse po zgjerohet biznesi i ABI-të, që ndërlidhet drejtpërdrejt edhe me të mirën dhe reflektimet në shumë e shumë familje në Prizren, përreth Prizrenit, dhe gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të uroj dhe përgëzoj për  këtë sukses të jashtëzakonshëm zotëri Irfan Fusha dhe familjen e tij. Urime, sukseset më të mira.

Urimet për këtë sukses të jashtëzakonshëm shkojnë për z. Fushën, për familjarët e tij të suksesshëm, të jashtëzakonshëm, për ekipin e tij të mrekullueshëm dhe profesional që është duke punuar, shkojnë për të gjithë ato familje, shkojnë për të gjithë ata punëtorë.

Dhe ky është shembulli më i mirë, sot këtu në Prizren, se kur bashkëpunohet në mes të institucioneve dhe biznesit privat, atëherë suksesi nuk mungon. Përkundrazi, suksesi është i jashtëzakonshëm, me zgjerimin e biznesit, me krijimin e vendeve të reja të punës, dhe natyrisht rritjen e prodhimit.

Kompania ABI sot është shndërruar në një shembull suksesi në Republikën e Kosovës dhe më gjerë. Ky sukses po reflekton kudo, ndihet kudo, mirëpritet kudo. Sot jemi këtu, së bashku edhe me ministrat, për t’i dhënë mbështetje këtyre projekteve për të vazhduar dhe më tutje.

Unë isha i impresionuar nga biseda që zhvillova me z. Irfan Fusha, se edhe ai do të vazhdojë tutje, nuk do të ndalet këtu. Ky është lajm i mirë për Prizrenin, lajm i mirë për gjithë rajonin, lajm i mirë Kosovën.

Kompania ABI, ka hapur shumë vende të reja të punës, që është shembull për Kosovën dhe rajonin. Është shembull edhe për vendet tjera.

Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës do të thellojmë partneritetit tonë me biznesin privat. Në kuadër të këtij partneriteti, ne kemi ideuar edhe projektin që pret vendimmarrjen shumë shpejt, projektin e Fondit të Punësimit, fond ky i cili do të arrijë deri në 1.5 miliard euro.

Fondi i Qeverisë së Kosovës, pra për punësim, do të dedikohet drejtpërdrejt për sektorin e biznesit, për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, dhe për ata që duan të hapin biznese të reja, për të rritur kapacitetet e veta, të rrisin prodhimin, dhe të krijojnë vende të reja të punës.

Ne kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në shumë fusha. Tani i kemi shpallur luftë edhe papunësisë. Edhe këtë betejë do ta fitojmë , por do ta fitojmë bashkërisht, institucionet e vendit- shteti, së bashku me sektorin privat.

Këto mjete, pra të Fondit të Punësimit, kur shkojnë tek biznesi privat, atëherë edhe rritet prodhimi, edhe do të rriten kapacitetet, edhe do të krijohen me mijëra e mijëra vende të punës.

I nderuari z. Irfan,

Edhe njëherë urime juve personalisht, familjes suaj, ekipit tuaj, urime qytetit të Prizrenit, urime të gjithëve për këtë sukses të mrekullueshëm

Faleminderit shumë” – theksoi Kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e përurimit të Fabrikës së Qumshtit “Abi” në Prizren.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors