Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj këtë fundjavë ia ka kushtuar komunës së Sharrit


Image


Image


Image

Prishtinë, 05 korrik 2009

 

Fillimisht kryeministri Thaçi është takuar me udhëheqjen komunale ku është njoftuar me projektet zhvillimore dhe shqetësimet e qytetarëve të komunës së Sharrit.

Kryetari i kësaj komune z. Salim Jonuzi ka thënë se është investuar dhe do të investohet  në çdo lokalitet, që banorët të ndjejnë sa ma afër pushtetin lokal. Ai ka falënderuar kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen, ngase komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për realizimin e projekteve të shumta të infrastrukturës.

Pas bisedave në Kuvendin Komunal, kryeministri Hashim Thaçi ka vizituar fabrikën për prodhimet e qumështit “Sharri” në fshatin Kuk.

Pronarët e Sharrit i kanë treguar rezultate e mira që kanë arritur në prodhimin e qumështit, por edhe kanë kërkuar përkrahjen e Qeverisë për prodhuesit  bujqësorë në Kosovë.

 

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka thënë se Qeveria e Kosovës është në fazën përfundimtare të konsultimeve për nxjerrjen e vendimit për heqjen e TVSH-së për të gjithë prodhuesit e qumështit në Kosovë. Kjo masë do të krijojë shumë favore për prodhimtarinë bujqësore vendore. Ky vendim i Qeverisë do të publikohet shumë shpejt ka premtuar z. Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar udhëheqjen komunale për punën e mirë që janë duke e bërë, duke shtuar se komuna e Sharrit  është shembull i mirë për jetën e përbashkët, tolerante dhe për shumë-etnicitetin.

“Anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe BB do të hapë perspektiva të zhvillimit për ekonominë. Edhe sektori i bujqësisë do të përfitojë shumë nga kreditë e buta nga këto institucione ndërkombëtare financiare “, ka thënë z. Thaçi, duke shtuar se do të vazhdohet me investime në Komunën e Sharrit si në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj sot pasdite do të takohet në një darkë pune me të gjithë arsimtarët e Komunës së Sharrit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors