Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Tiranë


Image

Prishtinë, 6 shtator 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Shqipërisë, Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha.

Temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipëris dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian. 

Më poshtë po ju përcjellim të plotë agjendën e takimeve që Kryeministri Thaçi do të zhvillojë nesër në Tiranë:

14:00h Kryeministri Thaçi takon Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e Kryeministrisë, Tiranë

15:00h Kryeministri Thaçi takon Mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Shqipërisë, Edi Rama
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e Partisë Socialiste, Tiranë

16:00h Kryeministri Thaçi takon Ilir Metën, Kryetar i LSI-së
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e LSI-së, Tiranë

17:00h Kryeministri Thaçi takon Presidentin e Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani
Vendi: Selia e Presidentit, Tiranë

17:30 Kryeministri Thaçi takon Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vendi: Selia e PD-së, Tiranë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors