Prishtinë, 17 dhjetor 2014
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Kryeministri Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në telegramin e urimit të Kryeministrit Davutoglu thuhet:
I nderuari Kryeministër,
Dëshiroj të ju shprehi urimet më të përzemërta me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.
Turqia dhe Kosova gëzojnë miqësi të veçantë, të bazuar në lidhjet historike dhe kulturore të rrënjosura thellë. Jam i bindur që gjatë mandatit tuaj, ne do të avancojmë edhe më tej bashkëpunimin tonë tashmë të shkëlqyer.
Gjithashtu, besoj që vizioni ynë i përbashkët për një regjion paqësor dhe prosperues do të prodhoj rezultate të prekshme për Ballkanin, duke iu falënderuar vlerave të cilat i ndajmë.
Në këtë frymë, mbështetja e Turqisë për Kosovën në proceset integruese në strukturat evropiane dhe euroatlantike, si dhe për rritjen e pranimeve të Kosovës në forumet ndërkombëtare do të vazhdoj me të njëjtin intensitet.
Duke e mirëpritur bashkëpunimin e ngushtë me ju, dua të shfrytëzoj rastin dhe t’iu shprehi dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për prosperitetin dhe mirëqenien e popullit vëllazëror të Kosovës.
Ahmet Davutoglu
Kryeministër i Republikës së Turqisë
