Prishtinë, 18 dhjetor 2014
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miroslav Cerar, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në telegramin e urimit të Kryeministrit Cerar thuhet:
Shkëlqesi ,
Më lejoni që t’iu përgëzoj, në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, për emërimin tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Partneriteti në mes Sllovenisë dhe Kosovës po zhvillohet me sukses në nivele të ndryshme dhe në fusha të ndryshme. Shpresoj që ky trend pozitiv do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Sllovenia i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore, duke e ndjekur me kujdes të veçantë përparimin e tyre drejt integrimeve Evropiane. Për këtë mund t’iu siguroj që Kosova mund të vazhdoj të llogaris në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë.
Ju dëshiroj juve dhe Qeverisë tuaj çdo sukses në ekzekutimin e detyrave tuaja me përgjegjësi dhe mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm.
Shkëlqesi, ju lus që të pranoni konsideratat e mia më të larta.
Miroslav Cerar