Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Kuvajtit, Jaber Al-Mubarek Al-Hamad Al-Sabah


Image

Prishtinë, 18 dhjetor 2014

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Kuvajtit, Jaber Al-Mubarek Al-Hamad Al-Sabah, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në telegramin e urimit të Kryeministrit të Kuvajtit thuhet:

Shkëlqesia juaj, Isa Mustafa.
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Përshëndetjet më të mira,

Me kënaqësi të veçantë i përcjellim Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e Kryeministrit dhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, duke ju uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive nën dritën e aspiratave të popullit tuaj.

Duke përfituar nga rasti, vlerësojmë marrëdhëniet miqësore që lidhin Shtetin e Kuvajtit dhe Republikën e Kosovës, si dhe ritheksojmë angazhimin tonë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me aspiratën në çuarjen përpara dhe përmbushjen e interesave të dv popujve tanë miq.

Përcjellim urimet më të sinqerta për Shkëlqesinë Tuaj, të shoqëruara me urimet më të mira për shëndet të plotë dhe lumturi, si dhe për vendin mik, Republikën e Kosovës, prosperitet dhe zhvillim të mëtejshëm.

Ju lutem, pranoni konsideratën time më të lartë.

Jaber Al-Mubarek Al-Hamad Al-Sabah
Kryeministër
Shteti i Kuvajtit
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors