Kryeministri Hashim Thaçi takon ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou


Image

Prishtinë, 07dhjetor 2012 
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës  ambasadorin e e Francës, Jean-Francois Fitou.
 
Kryeministri Thaçi ka falënderuar ambasadorin për punën që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.  Z. Thaçi po ashtu ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Francës për përkrahjen që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.
 
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë kryeministri Thaçi .
 
Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në përmbushjen e agjendës së institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike dhe pret vazhdimin e ndihmës së Francës në këtë fushë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors