Kryeministri Hashim Thaçi priti në takim znj. Kathryne Bomberger, drejtoreshë e përgjithshme e Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP)


Image

Prishtinë, 19.11.2012

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger. Në takim është biseduar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të mbyllur këtë plagë të hapur, me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur çështjen e të pagjeturve edhe në dialogun e filluar me Serbinë dhe kërkon angazhim më të madh të faktorëve ndërkombëtar në ushtrimin e presionit te autoritetet e Beogradit që të ofrojnë informatat e nevojshme për të gjitha rastet e personave të zhdukur gjatë luftës”.

N takim është rënë dakord që Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës, të thellojë bashkëpunimin me Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në procesin e ndriçimit të fatit të të gjithë personave të pagjetur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors