Kryeministri Hashim Thaçi: Populli i Kosovës nderon dhe respekton angazhimin e NATO-së për lirinë dhe sigurinë e Kosovës


Image


Image

Prishtinë, 26 mars 2010

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot komandantin suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropë të NATO-s, admiralin Xhejms Stavridis.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka njohur admiralin Xhejms Stavridis për zhvillimin e proceseve në Kosovë dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërtojë bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësorë me NATO-n.
Komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë, admirali Stavridis ka shprehur mbështetjen e NATO-s për Kosovën, ngritjen e sigurisë në vend dhe angazhimin në ndërtimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar ndjenjën e veçantë të popullit të Kosovës për NATO-n dhe për KFOR-in që nga viti 1999. Kjo ndjenjë e respektit do të vazhdoj të thellohet edhe në të ardhmen.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors