Prishtinë, 31 maj 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hoxha, me rastin e vdekjes së veprimtares Vahide Hoxha
Në telegram thuhet:
E nderuara familje Hoxha,
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të pedagoges, veprimtares dhe veteranes së Luftës Antifashiste, znj. Vahide Hoxha.
Vdekja e veteranes Hoxha është humbje për familjen Tuaj dhe shoqërinë e Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
