Kryeministri Hashim Thaçi, në gjashtë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ka bërë nderime të varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 17 shkurt 2014
 
Në kuadër të agjendës shtetërore të manifestimeve për shënimin e gjashtë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi bashkë me presidenten Atifete Jahjaga, ka bërë nderime të varri i komandantit legjendarë Adem Jashari në Prekaz dhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
 
Pas nderimeve, para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë para gazetarëve:
 
“Sot shënojmë ngjarjen më kulmore në historinë e Kosovës, Ditën e Pavarësisë. Prandaj jemi këtu për të përkujtuar sakrificën e të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të invalidëve të luftës, të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të respektuar dhe nderuar sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Jemi sot këtu në Prekaz për të marrë energji të mëtutjeshme të respektit për jetën, veprën dhe sakrificën heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të familjes Jashari”.
 
Ndërsa pas nderimeve te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur:
 
“Jemi sot këtu së bashku me presidenten Jahjaga  për të përkujtuar jetën dhe veprën e Presidentit Rugova në gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në këto momente kur kemi fituar 106 njohje ndërkombëtare, kur po konsolidojmë dhe e forcojmë shtetin tonë, po e fuqizojmë subjektivitetin ndërkombëtarë të shtetit tonë, të kësaj  storje të suksesit të popullit të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, duke rikujtuar sakrificën e të gjithë qytetarëve të vendit, rol të rëndësishëm  për këtë histori të re të Kosovës dhe të shtetndërtimit ka luajtur presidenti Ibrahim Rugova. Prandaj sot jemi këtë për të bërë nderimet dhe respektin shtetërorë”. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors