Prishtinë, 23 mars 2011
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një telegram urimi nga kryeministri i Malajzisë, Dato’ Sri Mohd Najib, për rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.
Në telegramin e urimit, kryeministri i Malajzisë thekson:
“Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme, dëshiroj të shfrytëzoj rastin që në emër të Qeverisë së Malajzisë t’ju përcjellë urimet më të mira për rizgjedhjen tuaj në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës”.
Kryeministri i Malajzisë në telegram shpreh bindjen se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Malajzisë do të punojnë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe për të mirën e përbashkët të vendeve tona.
