Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë


Image

Prishtinë, 24 dhjetor 2017
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i ka uruar qytetarët e Kosovës për Krishtlindje.
 
Në urim thuhet:
 
I nderuari Ipeshkv i Kosovës, të nderuar besimtarë katolik,
 
Ju uroj Ditën e Bardhë të Krishtlindjes, me lutjet që në familjet tuaja dhe të te gjithë qytetarëve të Republikës sonë si dhe të huajve që shërbejnë në Kosovë, të mbretërojë mirëqenia dashuria dhe paqja.
 
Kjo festë e faljes dhe solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve na bën bashkë si njerëz dhe si shqiptarë, na jep forcën që të ndihmojmë ata që janë në vështirësi e të përkujdesemi për të gjithë.
 
Kjo është Dita kur kujtojmë brezat që janë flijuar për të sotmen tonë duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më të mirëqenë dhe më progresive.
 
Gëzuar!

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors