Kryeministri Haradinaj takoi ndërmjetësuesin gjerman për energji


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 13 mars 2018
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë.
Më tutje, kryeministri Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri Haradinaj kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.
 
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors