Kryeministri Haradinaj takoi anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror


Image

Prishtinë, 7 nëntor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim informues anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me të cilët bashkëbisedoi për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.

Anëtarët e këtij Komisioni, të udhëhequr nga Prof. Shpejtim Bulliqi, e njoftuan Kryeministrin për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike,  konsultimeve dhe  shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre dhe njëkohësisht theksoi se raporti përfundimtar duhet të përmbajë një nivel të lartë profesional si dhe të bazohet në fakte origjinale, të vlefshme dhe të verifikuara.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors