Kryeministri Haradinaj priti delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë


Image


Image


Image

Prishtinë, 11 dhjetor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, të kryesuar nga komisioneri ministror, Istvan Joo.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj falënderoi shtetin hungarez për mbështetjen e gjithanshme në avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në fusha specifike, si çështjen e impianteve për trajtimin e ujërave, mjedisit në përgjithësi dhe aspekte tjera të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi delegacionin nga Hungaria për progresin e arritur në Kosovë që nga marrja e mandatit dhe për angazhimin maksimal të qeverisë për reformën në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Ndërkaq, komisioneri ministror, Istvan Joo, falënderoi kryeministri për pritjen, duke theksuar gatishmërinë e Hungarisë për thellimin e bashkëpunimin në fushat e interesit reciprok. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors