Kryeministri Haradinaj nderon komandantin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 1 nëntor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, ka vendosur lule tek shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e komandantit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin e veçantë dhe kontributin për liri të Zahir Pajazitit, Hero i Kosovës.

“Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajaziti, dhe ky gjest i sotëm, ky nderim, është përcjellje e porosisë, për çka janë flijuar shumë breza. Zahir Pajaziti zë vendin meritor në altarin e lirisë, për rolin e tij të veçantë në luftën çlirimtare. Lavdi i qoftë! “, është shprehur kryeministri. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors