Kryeministri Haradinaj mori pjesë në inaugurimin e gjysmë-segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Ferizaj, 22 dhjetor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të gjysmë-segmentit të Dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, i gjatë 14.5 kilometra, me hapjen e të cilit do të lehtësohet qasja deri në qendrën turistike të Brezovicës.

Para të pranishmëve të shumtë, udhëheqësve institucional, ambasadorëve të akredituar në Kosovë, përfaqësuesve të kompanisë Bechtel &; Enka, kryeministri Haradinaj tha se është nderë që të bashkohet në këtë ceremoni për të shënuar një moment të arritur për segmentin i cili po përurohet sot, në të cilin është bërë shumë punë, mund, shumë angazhim e ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike, atje ku është drejtimi ynë.

“Mendoj se sot jemi dëshmitarë se kjo po ndodhë. Jam thellë i bindur se vitin që vjen do të përmbyllet e tërë auto-rruga, e po ashtu jam thellë i bindur se Shkupi do të jetë më afër sesa kurdoherë tjetër për Prishtinën”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke uruar të gjithë punëtorët për punën e mirë që kanë bërë, kryeministri Haradinaj tha se gjatë kësaj periudhe është shënuar një e arritur e madhe.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu shprehu ngushëllime familjes së punëtorit që humbi jetën tragjikisht gjatë punimeve.
Prerjen e shiritit të gjysmë-segmentit të Dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, e bëri kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors